Tallen me Argjentinën

Futboll

Tallen me Argjentinën

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 11:23
Tallen me Argjentinën

Ekipit i futbollit i Argjentinës nuk ia doli të kalojë në çerekfinale të Lojërat Olimpike, gjë të cilën e shfrytëzuan lojtarët e ekipit të futbollit të Brazilit për t’u tallur me fqinjët e vet.

Argjentina e mbylli Grupin C në vendin e tretë, pas Spanjës dhe Egjiptit, dhe si pasojë dështoi të kalonte në çerekfinale.

Brazili, ndërkohë, ia doli të kalojë në çerekfinale si fitues i Grupit A dhe do të përballet me Egjiptin.

Mesfushori Douglas Luiz e shfrytëzoi mundësinë për t’u tallur me Argjentinën në rrjetin social Instagram, pas eliminimit të saj të hershëm.

“Mirupafshim vëllezër”, shkroi Luiz në Instagram, ku e postoi një fotografi duke ia bërë me dorë Argjentinës bashkë me shokët e ekipit  Matheus Cunha, Reinier Jesus dhe Richarlison.

Vetëm disa javë më parë, Argjentina e mundi 1:0 Brazilin në finale të Kupës së Amerikës midis tokës së tij, Maracana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat