Halaand nuk largohet

Futboll

Halaand nuk largohet

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 13:35
Halaand nuk largohet

Erling Halaand do të qëndrojë tek Borussia e Dortmundit të paktën edhe për një sezon tjetër.

Pasi vetë lojtari deklaroi që ka edhe 3 vite kontratë me verdhezinjtë, dhe më pas edhe drejtori sportiv Kehl mohoi zërat për një largim të mundshëm, ka ardhur edhe vula përfundimtare. Drejtori ekekzutiv i klubit gjerman dhe një nga personat me më shumë peshë në vendimmarrje tek Borussia, Hans Joachim Watzke ka qenë i prerë në lidhje me të ardhmen e supertalentit norvegjez

“Nuk dua të zgjatem shumë. Erling Halannd këte sezon do të jetë lojtar i Borussias së Dortmundit”

Pak fjalë, por shumë domethënëse, të artikuluara nga drejtori ekzekutiv Watzke, i cili i mbyll dyert shumë klubeve, mbi të gjithë, Chelsea-t. Roman Abramovich kish dhënë “ok” për një ofertë që do të kapte shifrën e çmendur të 175 milionë eurove, aq e lartë ishte shuma sa edhe vetë Haaland deklaroi që nuk mund të paguhen kaq shumë para për një futbollist, e megjithëse këshilltari i klubit, Mattias Sammer, u shpreh se nëse dikush të ofron 200 milionë euro si mundet ta refuzosh, Watzke ka konfirmuar që jo 200, por 175 milionë euro tashmë janë refuzuar nga Borussia e Dortmundit.

Në 1 sezon e gjysmë tek Dortmundi, 21-vjeçari ka shënuar 57 gola në 59 ndeshje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat