Interi telefonon Eriksen

Futboll

Interi telefonon Eriksen

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 14:25
Interi telefonon Eriksen

Këtë herë, numërimi mbrapsht duket se ka filluar vërtet. Kthimi i Christian Eriksen në “Pinetina” është vetëm çështje ditësh. Klubi i propozoi danezit, duke ia lënë atij fuqinë vendimmarrëse maksimale, të kthehet në Milano për të vlerësuar situatën.

Mes ditës së nesërme dhe të shtunës mesfushori do të japë përgjigjen e tij. Në “Appiano Gentile” e presin me qetësi, sepse në këtë çështje nuk është një javë pak a shumë ajo që bën diferencën.

Sigurisht, do të ishte një mesazh i bukur, nëse në rifillimin e stërvitjes, kur grupi gjithashtu do të plotësohet me kthimin e “pushuesve” të fundit (Martinez, Barella dhe Bastoni), danezi të takohej përsëri me shokët e skuadrës; të merrte përqafimin e tyre. Të gjithë kanë qenë aq në ankth për të, pas kolapsit shëndetësor që pati gjatë ndeshjes së parë në “Euro 2020”, Danimarkë-Finlandë.

“Ribashkimi” natyrisht do të ishte simbolik, sepse rruga për kthimin përfundimtar në aktivitet do të mbetet e ndërlikuar. Ish-ylli i Tottenham, i cili po kalon disa javë relaksi me familjen e tij, larg botës së futbollit dhe madje vetëm duke menduar për të ardhmen e tij, gjithashtu e di këtë.

Sidoqoftë, herët a vonë, megjithatë, tema do të duhet të trajtohet dhe, megjithëse ende nuk kanë kaluar dy muaj nga ai 12 qershor i mallkuar, kur zemra e tij pushoi së rrahuri dhe jeta e tij ishte e varur nga një fije peri, momenti i “së vërtetës” do të vijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat