Juve në Monza

Futboll

Juve në Monza

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:25
Juve në Monza

Ronaldo në shtëpi. Nuk do ta shohim Cristianon sonte në Monza, në miqësoren e dytë verore të Juventusit të “Allegri bis”. Nëse nuk ka dyshime të tjera, synimet e Max janë që ta kursejë fenomenin, i cili u kthye të hënën për t’u stërvitur së bashku me kontigjentin e parë të madh të legjionarëve nga Kampionati Europian.

Merkatoja, të paktën zyrtarisht nuk duhet të jetë një arsye. PSG nuk duket të jetë shkaku i këtij vendimi. Qëllimi është thjesht portugezi ta kthejë motorin gradualisht në kapacitet të plotë, pas pushimeve të verës. Megjithatë, 36-vjeçari u paraqit siç pritej, në formë perfekte, në përgatitjet parasezonale të skuadrës bardhezi.

Ai po ruhet për “Trofeun Gamper” në Barcelonë, të planifikuar të dielën e ardhshme. Skuadra për miqësoren e sotme do të bëhet publike vetëm këtë mëngjes, kështu që një ndryshim i planeve është ende i mundur, por indikacione mjaft të qarta kanë ardhur nga stërvitja e djeshme, që Ronaldo nuk do të jetë në ndeshje.

Portugezi postoi fotot e stërvitjes në Instagram. “U krye”, – shkroi ai. Përveç Ronaldos, nuk do të jetë as Dybala, i cili është rikthyer në punë me grupin pas lodhjes muskulare. Për këtë shkak, argjentinasi humbi debutimin e tij veror në miqësoren me Cesena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat