Kërkesa e të gjitha klubeve është e qartë

Futboll

Kërkesa e të gjitha klubeve është e qartë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:33
Kërkesa e të gjitha klubeve është e qartë

Kërkesa e të gjitha klubeve është e qartë: “Të rihapen stadiumet me 100 për qind të kapacitetit, ndryshe do të jetë e vështirë t’i shpëtojmë falimentit”. Por ndërkohë ka edhe disa të tjerë si për shembull presidenti i Xhenoas, Enriko Preciozi, i cili kërcënoi duke thënë se me disa homologë dhe miq të tij në krye të klubeve elitare po mendojnë edhe bojkotin e javës së parë të Serisë A, e cila nis të premten 21 gusht dhe kompletohet të hënën me 23 gusht.

“Si ka mundësi që lokaleve dhe restoranteve nuk u vihen kufizime në njerëz dhe mungon distancomi social, ndërsa në stadiume po. Kjo është çmenduri. Nuk po mbijetojmë dot dhe mund të mos e nxjerrë skuadrën në fushë në javën e parë. Nuk po shpallim dot fushatën e abonimeve për biletat, sepse ende nuk e dimë nëse rihapja është 50 për qind apo me normat e tjera bie në 23 për qind. Pastaj, kush do t’i frenojë qoftë edhe 5000 të pranishëm që të ulën sipas kërkesave.

Të vaksinojmë popullsinë dhe të vaksinuarit të hynë në impiantet e hapura totalisht”, ishte kërkesa e Preciozit, në mbledhjen e të hënës së kaluar. Ndërsa sërish këtë të hënë do të mbahet edhe mbledhja decizive, ku tonet nuk pritet të jenë aspak të qeta, me hijen e një bojkoti që ka nisur të bëhet shumë e madhe.

FEDERATA KËRKON NDIHMË – Duke parë të gjithë zërat dhe pakënaqësitë e disa klubeve të Serisë A, të cilat vërtet po vuajnë ekonomikisht dhe ky fakt mund të dëmtojë shumë jo vetëm garën në kampionat, por të ulë edhe vlerën e futbollit italian në peshë ekonomike, ka bërë që edhe Federata Italiane e Futbollit të vihet në lëvizje.

Madje, më shumë sesa një kërkesë, kjo është një klithmë alarmi, me anë të së cilës “FIGC”- ja i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit, Këshillit të Ministrave, dikastereve të Ekonomisë e Financës dhe atyre të Shëndetësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, me anë të së cilës provohet të shpresohet që të jetë shteti që të lëvizë, me ndonjë ndihmë ekonomike apo ndonjë lirshmëri fiskale, duke parë se shumë prej klubeve pa stadiumet e hapura në 100 për qind nuk do t’ia dalin të mbyllin as gjysmën e kampionatit.

Por, duke parë se për normën e hapjes së impianteve në 100 për qind të kapacitetit të tyre nuk ka asnjë shans që të ndodhë, tashmë i duhet edhe shtetit të mendojë për një zgjidhje të mundshme, pasi fundja po flitet për futbollin dhe vendin që u shpall kampion Europe këtë verë, pavarësisht qindra vështirësive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat