Ramos befason

Futboll

Ramos befason

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:41
Ramos befason

Jeta e re e Sergio Ramos në Paris është tashmë një realitet. Ish-kapiteni i Real Madridit ka filluar të shijojë mjedisin e ri me familjen e tij. Edhe pse disa ditë më parë mbrojtësi andaluzian ndau një video të re, në të cilën mburrej me një makinë klasike, Seat 600, në orët e fundit ka kapërcyer te tekat e tij.

Ai e ka festuar nënshkrimin te PSG me një dhuratë të çmuar luksi. Mbërritja e tij në dhomën prestigjioze të zhveshjes së ekipit parizien nuk mund të ndodhte pa praninë e sendeve luksoze me vete. Edhe shokët e tij të rinj karakterizohen pikërisht nga këto lloje sendesh.

Ditët e fundit, Sergio Ramos nuk ka dashur të jetë më pak i veçantë, prandaj ka blerë një “Patek Philippe Nautilus Perpetual”, një nga orët sportive më të kërkuara në tregun luksoz, që mbahet veçanërisht nga sportistë dhe personalitete të shquara.

E prodhuar në ar të bardhë dhe me një fushë blu, është një orë që “ofron aleancë origjinale midis sportit dhe sofistikimit teknik, falë pranisë së kalibrit të famshëm që ekstrapolon 240Q, me ngarkim automatik”, siç përshkruhet në faqen përkatëse të internetit.

Me këtë orë, Sergio Ramos madje mund të lahet në pishinë, mund të shytet deri në 60 metra. Po kështu, ajo përshtatet me të gjitha llojet e stileve të veshjeve falë dizajnit të thjeshtë, por elegant.

Fytyrat e tjera të njohura nga e gjithë bota që e kanë një orë të tillë janë: Brad Pitt, Ed Sheeran, Drake, Andrea Pirlo, Gerard Piqué. Pa dyshim, të gjithë ata që i janë nënshtruar këtij dizajni kanë paguar 118.000 euro, sepse kaq është çmimi i orës në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat