Pas interesimit të Barcelonës...

Futboll

Pas interesimit të Barcelonës...

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 14:51
Pas interesimit të Barcelonës...

Pas interesimit të Barcelonës, drejtuesit e Interit dolën në një komunikatë zyrtare duke mohuar kategorisht një transferim të Lautaro Martinez në Katalonjë.

Deri pak ditë më parë, argjentinasi shihej si i pashitshëm nga interistët. Megjithatë vështirësitë e mëdha financiare i kanë detyruar kryesorët e klubit të mendojnë një shitje të lojtarit, në rast se vjen oferta e duhur.

Sipas Sky Sport, Interi është duke pritur ofertat nga ekipet e mëdha.

Zikaltërit kërkojnë të paktën 80 milionë euro për argjentinasin, i cili sapo fitoi trofeun e Kupës së Amerikës Latine se bashku me Lionel Messin. Në rast transferimi të sulmuesit qendror, Interi do të hidhet në sulm për Correan e Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat