Pogba e dashuron Manchester Utd

Futboll

Pogba e dashuron Manchester Utd

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 15:05
Pogba e dashuron Manchester Utd

Ka disa javë që përflitet për të ardhmen e Paul Pogba.

Mediat shpesh herë kanë raportuar për një afrim mes lojtarit dhe PSG, edhe pse kërkesat ekonomike të francezit kanë qenë të larta në një kohë që edhe Manchester United është gati që nëse lojtari dëshiron të largohet ta shesë kartonin e tij që këtë verë për të mos humbur me parametër 0 verën e ardhshme, nëse lojtari dëshiron të largohet, dhe këtu qëndron pikëpyetja, të paktën sipas britanikes “Sky Sport”.

Media në fjalë raporton se 28-vjeçari e dashuron Manchester United, klub ku u rrit sportivisht përpara se të transferohej tek Juventusi dhe është i gatshëm t’u përkushtohet në mënyrë afatgjatë 20 herë kampionëve të Anglisë, e thënë ndryshe është gati të rinovojë kontratën aktuale që ka me United.

Mesfushori ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Solskjaer dhe fushata e mirë që po bën klubi në merkato me afrimet e Sanchos e Varane e kanë bindur që drejtuesit kanë një projekt për ta ridërguar në maja skuadrën.

Ndoshta është e vërtetë që Pogba e dashuron Manchester United, por në anën tjetër qëndrojnë paratë, sepse francezi nuk mund të rinovojë nëse nuk bindet nga shifrat të larta duke qenë se me shumë gjasa do të jetë kontrata e fundit e lartë në karrierën e tij dhe në këtë mënyrë drejtuesve do tu duhet punë për ta bindur që të firmosë, dhe në këtë rast më shumë se sa Pogbanë duhet të bindin menaxherin e tij, Mino Raiolën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat