Humbje e thellë e Bayernit

Futboll

Humbje e thellë e Bayernit

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 19:42
Humbje e thellë e Bayernit

Bajern Munih ka harruar të fitojë dhe këtë e tregoi dhe ndeshja e sotme teksa bavarazët u shkërmoqen 0-3 në miqësoren e zhvilluar kundër Napolit.

Në 4 miqësoret e luajtura këtë verë, skuadra e Nagelsman ka marrë vetëm 1 barazim dhe 3 humbje. Kundër Napolit, Bajerni dominoi totalisht në lojë duke mbajtur 66% të topit, por rezultati bën diferencën dhe skuadra e Spaletit u tregua më cinike.

Siparin e golave e hapi sulmuesi Osimhen në minutën e 70-të, i cili vetëm 1 minutë më vonë dyfishoi shifrat dhe realizoi dopietë në këtë sfidë. 4 minuta para fundit të sfidës, Maçaç realizoi dhe të tretin për Napolin duke i dhënë një shuplakë të mirë Bajernit.

Nagelsman edhe pse kreu plot 12 zëvendësime nuk arriti të marrë rezultat pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat