Correa në radarin e Interit

Futboll

Correa në radarin e Interit

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:27
Joaquin Correa

Gjiganti italian ka shprehur interesim për sulmuesin Joaquin Correa.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Interi ka shprehur interesim për transferimin e Correas gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampionët e Italisë e shohin sulmuesin e Lazios si zëvendësues të mundshëm të Lautaro Martinez që ka interesim të fortë nga Arsenali dhe Atletico Madridi.

Në anën tjetër Lazio dëshiron ta mbaj në ekip njërin ndër futbollistët më të rëndësishëm të tyre, megjithatë me një ofertë të duhur do të mund të pranonin shitjen e tij.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Lazios në të gjitha garat duke realizuar 11 gola dhe gjashtë asistime. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat