Situata e Messit

Futboll

Situata e Messit

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:26
Situata e Messit

Vitin e kaluar Lionel Messi deklaroi hapur për “The Goal” se dëshironte largimin nga Barcelona, por u pengua nga drejtuesit.

Katalanasit menduan se pas një viti Lionel Messi do të ndryshonte mendim dhe ia arritën.

Gazeta spanjolle “SPORT” deklaron se është arritur akord total mes 6 herë fituesit të Topit të Artë dhe kryesisë së klubit.

Argjentinasi do të përfitojë një pagë 50% më pak se vitin e kaluar, por kjo shifër konsiderohet përsëri e lartë për La Ligan, si pasojë e COVID-19 dhe për këtë arsye presidenti Laporta do të duhet të ulë pagat e të gjithë lojtarëve.

Për momentin Lionel Messi ndodhet me pushime në Ibiza dhe pritet të firmosë një kontratë 5 vjeçare me Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat