Isco-Milan po bëhet serioze

Futboll

Isco-Milan po bëhet serioze

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 22:25
Isco

Isco po e merr seriozisht një kalim te Milani në Serie A.

Mesfushori nuk është në planet e Real Madrid, që nga ana tjetër po tentojnë ta shesin dhe të arkëtojnë të ardhura.

Milani gjithashtu është i interesuar për spanjollin. Isco kohët e fundit është në kontakt me mikun e tij te kuqezinjtë, Brahim Diaz. Ai ka marrë fjalë të mira për projektin e Milanit.

Kështu Isco do të mendohej mirë para një ofertë për kalimin te 7 herë fituesit e Champions League. Mbetet të shihet se sa i gatshëm do të jetë Milani për të ofruar para, pasi Reali kërkon të shesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat