Kosova më poshtë se Libia

Futboll

Kosova më poshtë se Libia

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 17:10
Kosova më poshtë se Libia

Italia u shpall kampione në EURO 2020, por vendi i parë në renditjen e FIFA-s është i Belgjikës.

Në renditjen e muajit gusht ka disa ndryshime në 10 kombëtaret më të mira dhe skuadra e Roberto Mancinit është katapultuar edhe me dy pozicione.

Italia pozicionohet në vendin e pestë, ndërkohë që Anglia është një pozicion më lart.

Në podium ka ndryshime, pasi Brazili është ngjitur i dyti dhe ka ulur një shkallë më lart Francën kampione bote në fuqi.

Edhe Argjentina, kampione e Amerikës së Jugut, e ka përmirësuar pozitën e saj, duke u ngjitur në vendin e gjashtë. Rënien më të madhe e ka pësuar Portugalia, -3 pozicione, që tani është e teta.

Komnëtarja e Kosovës pozicionohet në vendin e 120’të, para Tajikistanit dhe Zelandës së re.

Rekordin e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë futur në renditjen e 10 kombëtareve më të mira. Nga vendi i 20-të, ata janë të nëntët tani, kurse Meksika përmbyll dhjetëshen e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat