Juventusi ka përforcuar sulmin

Futboll

Juventusi ka përforcuar sulmin

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 18:07
Juventusi ka përforcuar sulmin

Juventusi ka përforcuar sulmin me Kaio Jorge dhe të gjithë tifozët e ekipit italian janë kuriozë të shohin talentin brazilian me fanellën bardhezi.

4 milion euro i kushtoi Juves kartoni i sulmuesit 19-vjeçar.

Ish-trajneri i tij te Brazili U17, Guilherme Dalla Dea thur elozhe për lojtarin ofensiv në deklaratën e dhënë për GDS.

“Juventusi ka marrë një talent të madh. Shumë njerëz e krahasojnë Kaio me Ronaldo fenomenin. Kaio është i shpejtë dhe teknik, teksa mund të jetë vdekjeprurës në lojën një kundër një. Ai gjithashtu ka karakterin e duhur për Juventusin, do të jetë zbulimi i bardhezinjve dhe i Serie A.

Çfarë goditje, Juventusi ka siguruar një talent për të ardhmen“, deklaron Guilherme Dalla Dea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat