Anderlechti në Shqipëri

Futboll

Anderlechti në Shqipëri

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 18:13
Anderlechti në Shqipëri

Anderlehti ka udhëtuar sot drejt Shqipërisë me dy mungesa në radhët e tij. Klubi ka bërë të ditur se në delegacionin që ka marrë rrugën për në vendin tonë, nuk është as drejtori sportiv e as sulmuesi Mishel Vlap,, i cili ka qenë më përpara pjesë e U21 të Holandës.

Drejtori sportiv Peter Verbeke, po merret këto ditë me merkaton pasi Anderlehti pret të bëjë disa lëvizje për të përforcuar radhët me emra cilësorë, por edhe për të larguar futbollistë të shumtë që ka pasur në huazim në klube të tjera. Ndaj ai ka preferuar që të vazhdojë punën në Bruksel, duke mos udhëtuar drejt Shqipërisë për të ndjekur ndeshjen me Laçin.

Një nga emrat që ai po përpiqet të sistemojë është pikërisht Vlap, i cili në karrierën e tij ka luajtur 34 ndeshje me Anderlehtin duke shënuar 12 gola. Ai pritet të transferohet te Tuente në Holandë dhe bisedimet vazhdojnë prej dy javësh, ndërsa pritet që gjithçka të mbyllet në ditët në vijim.

Kjo është arsyeja se pse Vlap nuk është përfshirë në planet e skuadrës në ndeshjet e para në kampionat dhe në udhëtimin drejt Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat