Lukaku shfrynte mllef

Futboll

Lukaku shfrynte mllef

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:51
Lukaku shfrynte mllef

Romelu Lukaku e ka veshur edhe më parë bluzën e Çelsit dhe ishte pikërisht ekipi anglez me të cilin bëri kapërcimin e madh në Europë, duke kaluar nga klubi i tij i fëmijërisë, Anderlehti, në një skuadër të madhe europiane.

Por, gjërat nuk shkuan siç i mendonte dhe aventura e tij pati ulje-ngritje, gjë që e konfirmoi herë pas here. Në 2012 ka lëshuar kritika për trajnerin Andres Vilash Boash që e la jashtë listës së “Champions League”:

“Nuk e kam prekur Champions-in as me gisht”, ndërsa pohimet pasuese: “Në stërvitje nuk kisha kurrë një rol fiks”, “I kam thënë shumë herë klubit çfarë mendoja”, “Humba vendin në kombëtare, sepse nuk luaja me Çelsin” dhe “Dua të qëndroj në një ekip të madh dhe të luaj rregullisht”, ishin tregues të situatës konfuze që po kalonte belgu. Në 2013 kur ishte në huazim tek Evertoni, 28-vjeari pohoi:

“Me Çelsin ekziston një raport i çuditshëm, e kam ndjerë disa muaj më parë”, ndërsa në qershor të këtij viti ka ardhur deklarata e tij e fundit që prekte londinezët:

“Interi është më i mirë se Çelsi, në Milano pata sukses kurse Londra është një dështim”. Nuk dihet si do të jetë eksperienca e ardhshme e Lukakut, por duke marrë parasysh se do të rikthehet në një ambient që nuk e ka dashur, kurioziteti ngelet i shumtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat