Demiral te Atalanta

Futboll

Demiral te Atalanta

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:10
Demiral te Atalanta

Marrëveshjet për Cristian Romeron dhe Merih Demiralin tashmë janë mbyllur dhe po priten vetëm zyrtarizimet.

Gazetari i njohur italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Demiral ka kryer sot testet mjekësore te Atalanta.

Qendërmbrojtësi turk do t’i bashkohet Atalantas në formë huazimi për një sezon, por me opsion të blerjes në vitin e ardhshëm.

Demiral do ta zëvendësoj Cristian Romeron, i cili sot do të udhëtoj drejt Londrës për të kryer testet mjekësore te Tottenham Hotspur.

Spurs do të paguajnë 50 milionë euro për Romeron, plus 5 milionë euro tjera në formë të bonuseve. Qendërmbrojtësi argjentinas do të nënshkruaj kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Zyrtarizimet e këtyre lëvizjeve pritet të bëhen së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat