Covidi godet Napolin

Futboll

Covidi godet Napolin

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:38
Covidi godet Napolin

Një futbollist i Napolit ka dalë pozitiv me Covid-19. I infektuari është Filippo Costa, mbrojtësi i majtë italian, i cili sezonin e kaluar e kaloi i huazuar te Virtus Entella.

26-vjeçari ka marrë vesh lajmin negativ në ditën që ekipi i Spallettit do të niste fazën e dytë përgatitore në Castel di Sangro.

“Futbollisti Filippo Costa doli pozitiv me Covid-19 në tamponin e kryer këtë mëngjes, pas simptomave që kishte pasur në ditët e fundit. 

Lojtari nuk udhëtoi me ekipin në Castel di Sangro. Skuadra do të vazhdojë programin sipas indikacioneve të protokolleve në fuqi dhe autoriteteve shëndetësore vendore“, lexohet në postimin e Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat