Buffon: Ndihem me me fat

Futboll

Buffon: Ndihem me me fat

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:46
Buffon: Ndihem me me fat

Pavarësisht moshës, Gigi Buffon nuk e ka ndërmend të ndahet nga fushat e blerta.

Portieri italian 43 vjeçar ka nënshkruar kontratë të re me Parmën gjatë këtij afati kalimtar veror.

Në një intervistë të gjatë për media, italiani ka folur për jetën e tij.

Ai ka zbuluar një periudhë të jetës së tij kur kaloi në depresion.

“Me mendje kam qenë jashtë futbollit për pak kohë. Unë ndihem me me fat që kam një partnere si Ilaria pranë meje. Depresioni është një kujtim i largët, i cili gjithashtu është bërë mjaft i dashur sepse më bëri të vlerësoj çdo moment të ditës”, tha Buffon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat