FFK e konfirmon...

Futboll

FFK e konfirmon...

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:56
FFK e konfirmon...

Teknologjia e avancuar VAR do të nisë edhe në futbollin kosovar këtë muaj. FFK e ka konfirmuar se ndeshja e Superkupës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit do të zhvillohet me sistemin VAR dhe më pas do të vazhdohet edhe me ndeshjet e Superligës.

“KE fillimisht shqyrtoi përgatitjet për fillimin e Kampionatit të ri 2021/2022 dhe konstatoi se përgatitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

KE shqyrtoi edhe ecurinë e përgatitjes së aftësimit dhe instalimit të sistemit VAR, duke konstatuar se aftësimi i kuadrit dhe instalimi i VAR-it do të fillojë me ndeshjen e Superkupës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e cila do të zhvillohet më 17 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të vazhdojë me ndeshjet e Superligës.

Me këtë rast KE falënderon ekipin e VAR-it për një angazhim të jashtëzakonshëm në mënyrë që sistemi i VAR-it të fillojë me kohë, e ku FFK-ja është e para në rajon që ka arritur me një kohë rekorde të instalojë këtë sistem që është tepër i dobishëm dhe ndihmesë e madhe për gjyqtarët e që kontribuon në mbarëvajtjen garave”, thuhet në njoftimin e FFK-së pas mbledhjes së KE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat