Messi po e çuditë botën

Futboll

Messi po e çuditë botën

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:10
Messi po e çuditë botën

Messi po e çuditë botën! Askush nuk e ka pritur largiminn e tij.

Messi largohet nga Barcelona me 35 trofe, 672 gola dhe 305 asistime!

Lionel Messi edhe zyrtarisht nuk është më lojtar i Barcelonës.

Barça njoftoi të enjten mbrëma që për shumë arsye, s’mund të rinovojnë kontratën me 34-vjeçarin, i cili do të largohet pas pothuajse 20 vjetësh nga klubi.

Messi largohet si një legjendë, sepse ato që ka arritur ai për 17 sezone vështirë se do t’i arrijë ndonjë lojtar tjetër.

Në total, ai ka bërë 778 paraqitje, ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 305 asiste.

Messi largohet nga Barcelona me 35 trofe; 4 Champions League, 10 LaLiga, 7 Copa Del Rey, 3 FIFA Club World, 8 Superkupa të Spanjës dhe 3 UEFA Supercup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat