​Blerjet e reja në aksion, PSG e nis sezonin e ri ndaj Troyes

Futboll

​Blerjet e reja në aksion, PSG e nis sezonin e ri ndaj Troyes

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 10:04
Ilustrim

Pas një pushimi gati tre mujor, Ligue 1 rrugëtimin e sezonit të ri 2021/22 dhe pretenduesit për titull Paris Saint-Germain do të jenë në aksion në “Stade de l’Aube” ku do të përballen me klubin e sapo promovuar Troyes.

Pasi humbi titullin e Ligue 1 sezonin e kaluar të cilin e rrëmbeu skuadra e Lille, PSG do të kërkojë për tu rikthyer fuqishëm, sidomos pas humbjes së Kupës së Kampionëve ndaj Les Dogues javën e kaluar.

Menaxheri Mauricio Pochettino me siguri do të jetë nën presion për të shmangur dështimin ndaj Troyes dhe në këtë drejtim mund të ndihmojë edhe situata në lidhje me transferimin e Lionel Messit.

Në aksion sonte pritet të jenë dy prej ofrimeve të reja si Hakimi dhe Wijnladum, ndërsa portieri Gianluigi Donnarumma do të qëndrojë në stol.

Këto janë formacionet e mundshme të ndeshjes e cila fillon nga ora 21:00:

Troyes (3-5-2): Gallon; El Hajjam, Tardieu, Giraudon; Kabore, Chambost, Kouame, Azamoum, Kone; Touzghar, Ripart

PSG (4-3-3): Navas; Hakimi, Kehrer, Kimpembe, Kurzaëa; Herrera, Pereira, Ëijnaldum; Draxler, Icardi, Kalimuendo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat