​Kjo është shifra që Chelsea po i ofron Interit për Lukakun

Futboll

​Kjo është shifra që Chelsea po i ofron Interit për Lukakun

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 14:28
Romelu Lukaku

Chelsea pritet të paraqesë një ofertë të re për sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku dhe do të jetë i gatshëm të paguajë 110 milionë euro për belgun.

Ish -lojtari i Manchester United është lidhur me një rikthim në “Stamford Bridge” këtë verë, por oferta e parë e “Bluve” u refuzua nga “Nerazzurrët”.

Raportet e mediave zbuluan se Chelsea ishte i gatshëm të paguante midis 120 dhe 130 milionë euro për të nënshkruar me ish-sulmuesin e tyre, por “Sky Sports UK” pretendon se “Blutë” do të dalin me një ofrtë më të vogël se sa shifrat e raportuara.

“Sky” gjithashtu zbulon se Chelsea është i gatshëm të ofrojë 110 milionë euro pa përfshirë asnjë lojtar si kompensim, për të bindur Interin ta shes golashënuesin e tyre kryesorë nga sezoni 2020-21.

Raporti pretendon se të dy palët janë ende duke diskutuar detaje të tjera të marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat