Barcelona, kundër Juventusit

Futboll

Barcelona, kundër Juventusit

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 17:35
Barcelona, kundër Juventusit

Barcelona ka publikuar listën e të grumbulluarve për Trofeun Gamper që do të luajë këtë të diel kundër Juventus-it.

Bashkë me lustën e futbollistëve që do të marrin pjesë në sfidë, janë publikuar edhe numrat e rinj të fanellave për sezonin e ri.

Kishte kuriozitet të madh për të mësuar se kush do ta merrte numrin 10, atë që është mbajtur për shumë vite nga Leo Messi.

Por askush, të paktën për momentin, nuk ka guxuar ta bëjë një gjë të tillë.

Lista
Ter Stegen 1, Dest 2, Piqué 3, Araujo-4, Sergio Busquets 5, Riqui Puig 6, Griezmann 7, Pjanic 8, Depay 9, Dembélé 11, Braithëaite 12, Neto 13, Coutinho 14, Lenglet 15, Ansu Fati 17, Jordi Alba 18, Aguero 19, Sergi Roberto 20, Frenkie de Jong 21, Emerson Royal 22, Umtiti 23, Iñaki Peña 26.

Të shohim se nga ky moment e deri në fillim të sezonit të La Liga-s zgjedhjet do të konfirmohen ose dikush do të ketë guximin të zgjedhë numrin 10. Gjithmonë nëse fanella nuk do të tërhiqet siç është thënë në orët e fundit...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat