Messi në Paris

Futboll

Messi në Paris

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 22:34
Messi në Paris

Dyshimet janë gjithnjë e më të pakta, Lionel Messi sipas të gjitha gjasave së shpejti do të jetë lojtar i PSG-së. Pas përshëndetjeve emocionale në Barcelonë, “La Pulga” do të fluturojë drejt Parisit të hënën, ku do të finalizojë detajet e kontratës dhe do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Ndërkohë, numri argjentinas me anë të një mesazhi përshëndeti miliona fansa “blaugrana” që ndjekin profilet e tij në rrjetet sociale.

“Do të më pëlqente të largohesha në një mënyrë tjetër,  edhe pse e di që një lamtumirë nuk është kurrë e këndshme … do të më pëlqente të qëndroja këtu, bëra gjithçka për atë qëllim, por për fat të keq nuk mund të të ndodhte.

Nuk gjej fjalët për të falënderuar të gjithë ata që më kanë shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve në Barcelonë. Tifozët tanë, të cilët më kanë dhënë gjithë dashurinë e tyre, të cilëve jam përpjekur t’ua kthej duke dhënë gjithçka për këtë fanellë. Unë po iki, por kjo nuk është lamtumirë. Rroftë Barça!!!”.

Messi pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me PSG-në, me pagë 35 milionë euro në sezon. Me përjashtim të ndonjë zhvillimi të papritur, përmbyllja e operacionit pritet të ndodhë për pak ditë. Argjentinasi do të forcojë organikën e drejtuar nga Mauricio Pochettino, duke formuar një treshe sulmi të ëndrrave me Kylian Mbappénë dhe Neymarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat