Ancelotti në hall

Futboll

Ancelotti në hall

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 14:40
Ancelotti në hall

Parasezoni i Ancelotti-t mbyllet ekzaktësisht siç kishte përfunduar epoka Zidane.

Carlo Ancelotti trashëgoi një skuadër me jo pak probleme, dhe deri tani nuk ja ka dalë të gjejë një zgjidhje. Duke nisur nga mungesa e efikasitetit në 16 metrat e fundit. Reali, pa Benzema shënon shumë pak, dhe nuk ka një alternativë të vlefshme ndaj francezit.

Numrat që nxjerrin në pah mediat spanjolle nuk gënjejnë: Zidane e mbylli sezonin 2020-21 me 88 gola, kuota më e ulët e dekadës së fundit, dhe pavarësisht se Ancelotti kërkoi përforcime asnjë prej objektivave nuk ka mbërritur dhe ekziston ndjesia se pa ndonjë rrufe në qiell të hapur për Mbappe, do ti duhet të bëjë me këtë skuadër. Pa Benzema Reali vuan shumë për të shënuar, mes miqësoreve të luajtura me Rayo Vallecano, Ranger e Milan, vetëm dy gola, njëri prej të cilëve me penallti. Vetëm  Rodrygo, me golin e tij në Gllasgou është vënë në dukje, por duke i treguar gjithë botës se vendi i tij është në krahun e majtë, dhe sigurisht në qendër të zonës.

Ancelotti ka provuar të punojë me alternativat, por as Mariano Diaz dhe as Jovic nuk janë treguar në lartësinë e duhur. Pastaj janë dhe cështjet që kanë të bëjnë me Bale dhe Odegaard.  Gareth është një mister, dhe nuk ështtë për të pritur nga ai ndonjë impenjim të madh, duke marrë në konsideratë se është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk e di nëse do të vazhdojë më me futbollin e luajtur. 

Odegaard është kthyer por nuk duket në gjendjen e tij më të mirë, Ancelotti beson më shumë te Isco sic u pa në ndeshjen me Milanin.

Më pak fjalë një javë nga nisja e kampionatit, Ancelotti ka ende në dispozicion Një Real të njëjtë dhe mund të shpresojë vetëm ndonjë rikuperim i të dëmtuarve historikë, duhet të rigjejnë vend sapo të jetë e mundur, Carvajal, Valverde, Hazard dhe Kroos, por ekziston ndjesia se për të qenë kompetitive në nivelet më të lartë në Spanjë dhe në Europë do ti duhet dicka më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat