Ditë vendimtare për Dybalan

Futboll

Ditë vendimtare për Dybalan

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 12:13
Ditë vendimtare për Dybalan

Menaxheri i Paulo Dybalas, Jose Antun ka zbarkuar në Torino dhe sot pritet të ketë një takim me drejtuesit e Juventusit.

Në qendër të bisedimeve, kontrata e re e argjentinasit duke qenë se ajo aktuale skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Propozimi i drejtuesve do të përmbajë një akord të ri, fillimisht deri në qershor 2025, me një mundësi për të zgjatur me 12 muaj të tjerë.

Siç tashmë dihet, Dibala kishte kërkuar pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, por duket se akordi i ri do të jetë në vlerën e 8 milionë euro si pagë fikse, plus disa bonuse që mund ta rrisin shifrën me një milionë më shumë.

Një rrugë e ndërmjte kjo mes palëve për të shmangur nijsen e sezonit me një lojtar kaq të rëndësishëm në skadencë kontrate, aq më tepër që 27-vjeçari është një nga profilet kryesore mbi të cilët Alegri ka projektuar rikthimin e Juventusit te titulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat