Kritikat ndaj Teutës

Futboll

Kritikat ndaj Teutës

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 18:02
Kritikat ndaj Teutës

Renato Arapit nuk i kanë pëlqyer kritikat që ka dëgjuar kohët e fundit ndaj Teutës.

Kapiteni i durrsakëve, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shamrokun për turin e tretë të Ligës së Konferencës, nuk ka hezituar të shfaqë pakënaqësinë e tij ndaj të gjithëve që kanë ngritur dyshime rreth lojës së durrsakëve, të cilët për herë të parë kanë arritur në turin e tretë të një turneu ndërkombëtar.

“Shamroku nuk është skuadër e dorës së dytë siç është përfolur para ndeshjes.

Është skuadër e mirëorganizuar dhe me lëvizje të automatizuara. Edhe ne kemi një skuadër cilësore dhe kompetitive, pjesa më e madhe e futbollistëve kanë eksperiencë në Kupat e Europës. Do të bëjmë një ndeshje duke tentuar kualifikimin. Kërkohet qarkullim i shpejtë i topit dhe ndërrim krahu.

Shpresojmë t’ia dalim, sepse për këtë gjë jemi përgatitur.

Duhet të përpiqemi të shënojmë golin e parë, pastaj duke parë duke bërë, sepse çdo ndeshje është histori më vete dhe ka vështirësitë e veta brenda. Nuk duhet të kemi trysninë e golit të shpejtë, sepse kjo pastaj mund të na çekuilibrojë në fushë.

Për të thënë të vërtetën, niveli i kampionatit shqiptar ky është, nuk duhet të presim që të kalojmë me lehtësi në grupe. Ndoshta në takimin e parë nuk ishte vlerësuar si duhet skuadra nga Andorra, por rezultoi ndryshe në takimin e dytë. E rëndësishme për ne futbollistët dhe klubin është të kalojmë Shamrokun, sepse është hera e parë që kemi arritur në raundin e tretë”, tha Arapi para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat