Levante pas Mustafit

Futboll

Levante pas Mustafit

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 22:19
Levante pas Mustafit

Lojtari, Shkodran Mustafi është duke u kërkuar nga klubi spanjoll, Levante.

Sipas “Mundo Deportivo” Levante dëshiron të përforcohet në mbrojtje, pasi që lëndimi I Postigos po rrit nevojën edhe më shumë për një transferim.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit filluan bisedimet me agjentët e mbrojtësit gjerman disa javë më parë.

Interesimi më i madh për Mustafin vjen nga Italia. Genoa po përpiqet të nënshkruajë me lojtarin 29-vjeçar.

Gjithashtu, mbrojtësi po kërkohet edhe nga klubet e tjera turke si: Trabzonspori, Konyaspori dhe Antalyaspori, me kushte më të mira ekonomike për lojtarin.

Mustafi së fundi ishte pjesë I Schalkes 04, në formë huazimi nga klubi anglez, Arsenal.

Sidoqoftë, nëse lojtari arrin marrëveshje me Levanten, ai do të rikthehet përsëri në La Liga, pasi që më herët ka luajtur për Valencian.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat