Perez mohon çdo akuzë

Futboll

Perez mohon çdo akuzë

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 11:59
Perez mohon çdo akuzë

Sipas ish-drejtuesit të Barcelona-s, Jaume Llopis, mbrapa transferimit të Messi-t te PSG qëndron Florentino Perez, presidenti i Real Madrid.

“Lamtumira e Messi-t është një manovër që favorizon Florentino-n. Nuk është një rastësi që Ferran Reverter, drejtori ekzekutiv i ri i Barçës, ka një miqësi të madhe me të”.

Këto kanë qenë deklaratat e forta të Llopis, të cili Perez i është kundërpërgjigjur në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të Real Madrid, shkruan telesporti.

“Është e pamundur që unë të kem patur një ndikim në largimin e Messi-t dhe në çdo vendim tjetër të Barcelona-s.

Është false që unë kam një miqësi me drejtorin ekzekutiv të Barcelona-s, Ferran Reverter, një person që e kam takuar vetëm dy herë në jetën time. Shpresoj që Jaume Llopis të ndryshojë deklaratat e bëra sepse nuk kanë lidhje me realitetin”, lexohet në komunikatën për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat