Nuk shihet në planet e Koemanit

Futboll

Nuk shihet në planet e Koemanit

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 19:50
Nuk shihet në planet e Koemanit

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, Barcelona i ka vetëofruar skuadrës së Lacios, ish-mesfushorin e Interit dhe Liverpulit, Filipe Kutinjon.

Sipas asaj që raporton “El Mundo Deportivo”, katalanasit i kanë ofruar në formulën e huazimit skuadrës bardhekaltër Kutinjon, i cili nuk ndodhet në planet e Ronald Kuman.

Fantazisti brazilian i cili u ble nga Liverpuli për një shifër prej 135 milionë euro nuk arriti të linte gjurmë me fanellën blaugrana pas dëmtimeve të njëpasnjëshme.

29-vjeçari është aktivizuar gjithsej në La Liga në 80 ndeshje nga ku ka realizuar 19 gola dhe ka dhuruar 11 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat