Sommer shkëlqeu

Futboll

Sommer shkëlqeu

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 11:04
Sommer shkëlqeu

Yann Sommer është padyshim një portierët më të nënvlerësuar në Europë.

Gardiani zviceran zotëron cilësi të larta mes shtyllave, por asnjëherë nuk ka qenë pjesë e klubeve më t ëmëdha në Kontinentin e Vjetër.

Sommer shkëlqeu pak muaj më parë në Euro 2020, ku me pritjet e tij ishte një “mace e zezë” për kundërshtarët.

Paraqitjet pozitive të Europianit pasohen nga një hapje në mënyrë fantastike e sezonit të ri në Bundesliga. Monshengladbah ka barazuar në shifrat 1-1 me Bajernin e Mynihut dhe këtu merita i shkon Somerit. Ky i fundit ndal kampionët në fuqi me duart e tij.

Plot 8 pritje ka bërë gjatë 90 minutave gardiani helvet. Një statistikë kjo që është më e lartë se e çdo portieri në 5 ligat më të forta të Europës që nga sezoni i shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat