Icardin e pret stoli te PSG

Futboll

Icardin e pret stoli te PSG

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 15:04
Mauro Icardi

Transferimi i Leo Messit  te PSG ka vënë në dyshim të ardhmen e Mauro Icardit. Argjentinasi ka pak hapësira te francezët dhe mundësitë janë që ai të aktivizohet vetëm si zëvendësues.

Një gjë e tillë nuk i pëlqen 28-vjeçarit, i cili po tenton të kthehet në Itali. Mediat italiane raportojnë se agjentja e sulmuesit ka kontaktuar drejtorin sportiv të Juventusit për të diskutuar mbi një transferim të mundshëm gjatë kësaj merkatoje.

Tratativa për një kalim të Icardit te Juventus ka pasur edhe më parë, por marrëveshja nuk u arrit kurrë. Zonja e vjetër kërkon ta huazojë sulmuesin për një sezon, me opsion blerjeje nëse përmbushen disa kërkesa përgjatë sezonit.

PSG mund ta pranojë këtë marrëveshje për shkak të se duhet të ruajë bilancet e ekipit për të mos shkelur rregullat e “fair play”-it financiar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat