Anulohet faza përgatitore

Futboll

Anulohet faza përgatitore

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 14:37
Anulohet faza përgatitore

Anulohet faza përgatitore. Klubi kishte menduar që skuadra të shkonte në Bogë të Kosovës, por ky plan ka dështuar. Nuk dihen arsyen përse ndodhi kjo, ndërkohë që pukjanët po stërviten vetëm me një seancë në ditë.

Temperaturat e larta kanë detyruar stafin teknik që të zhvillojë vetëm pasdite, për të evituar të nxehtin. Trajneri Elvin Beqiri ka shprehur dëshirën që ekipi të zhvendoset në Pukë për të vazhduar fazën edhe për shkak të klimës favorizuese.

Skuadra vazhdon të ketë hyrjedalje të mëdha, megjithatë ende nuk është fiksuar se kush do të jetë për firmë e kush jo. Edhe pse është ruajtur boshti ekzistues i futbollistëve, largimet nuk mungojnë. Pjesë e ekipit nuk do të jenë më Hithi që ka shkuar në Itali, por as Osmani, Shkëmbi, Çokaj, Marku e Palushi nuk dihet ende nëse do të qëndrojë.

Ekipit i janë bashkuar edhe Saliaj, Fikaj, Petro, Ivziku apo Hakaj, por që janë në vëzhgim. Pasi blinduan katërkëndorin me Klajdi Kukën, klubi u vu në kërkim të portierit të dytë. Ishin dy 20-vjeçarë në provë, megjithatë njëri e ka bindur që tani trajnerin dhe ai është Samed Bare. Elvin Beqiri pret ende afrime, ndërsa hapur për “Panorama Sport” thotë:

“Do të ndërtojmë një ekip solid. Me sa shoh, duhet të afrojmë edhe lojtarë të tjerë, pasi shumica nuk po bindin.

Në takimin miqësor me Erzenin dolëm të humbur. Nuk është se rezultati ka shumë rëndësi në këto teste, por forma dhe ajo çfarë futbollistët tregojnë në fushë është përcaktuese. Kemi zhvilluar deri tani katër miqësore, nga të cilat kemi humbur tre dhe kemi fituar një”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat