Përforcimi i fundit i Prishtinës

Futboll

Përforcimi i fundit i Prishtinës

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 10:58
Përforcimi i fundit i Prishtinës

Prishtina ka pësuar humbje në shtëpi në ndeshjen e Superkupës së Kosovës, duke u mposhtur nga Llapi me rezultat 3:1.

Ajo që binte në sy te Prishtina, ishte numri i vogël, për të mos thënë nuk ekzistonin futbollistët rezerve në fazën e mbrojtjes dhe në mesfushë, shkruan GazetaOlle. Prishtina po vuan nga shumë dëmtime, por edhe mungesa e lojtarëve në këto pozita.

Por pikërisht në mbrojtje ka arritur përforcimi i fundit, Sodiq Atanda, që gjatë ditës ka qëndruar në kryeqytet.

Ai madje ka qenë prezent me pjesën e tjetër të lojtarëve të paftuar për ndeshjen me Llapin në stadium “Fadil Vokrri”.

Atanda pritet që sot gjatë ditës të prezantohet te Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat