Zekrija Ramadani flet pas humbjes së Prishtinës

Futboll

Zekrija Ramadani flet pas humbjes së Prishtinës

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:18
Zekrija Ramadani flet pas humbjes së Prishtinës

Mbrëmë, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, Llapi arriti që të mposht kampionin e Kosovës, Prishtinën me rikthim pas plotë 120 minutave lojë, duke fituar kështu trofeun e Superkupës së Kosovës, shkruan Insporti. I zhgënjyer nga humbja është trajneri i FC Prishtinës, Zekrija Ramadani, i cili përveç zhgënjimit për Insportin zbuloi edhe objektivat e klubit për sezonin e ardhshëm.

“Patjetër që asnjë nuk është i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen, mendoj se ky nga ky takim do nxjerrim shumë gjëra për t’i analizuar dhe do të këmi një fytyrë tjetër në ndeshjen e parë sezonale.”

“Objektivi jonë si kampion është që ta mbrojmë titullin kampion” – tha Zekrija Ramadani për Insportin.

Ndërkohë, Superliga e Kosovës në edicionin 2021/22 nis këtë vikend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat