E gjithë vëmendja te Myrto Uzuni

Futboll

E gjithë vëmendja te Myrto Uzuni

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 18:04
E gjithë vëmendja te Myrto Uzuni

Myrto Uzuni do të luajë në tokën zvicerane. Futbollisti shqiptar do ta nisi si titullar në përballjen ndaj Young Boys e cila është e vlefshme për “Play-Off” në “Champions League”.

Ndeshja e parë zhvillohet në transfertë dhe vendos jo pak për ekipin që do të kalojë në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.

Ashtu si edhe në sezonin e shkuar, Uzuni është kthyer në protagonistin e Ferencvarosh që në rrugën e kualifikueseve në Champions League.

Por dëshira e lojtarit shqiptar është e jashtëzakonshme për të konkurruar mes më të mirëve dhe për të qenë pjesë e këtij kompeticioni.

Në rast dështimi, atëherë Ferencvarosh duhet të kënaqej me grupet e Europa League që janë të siguruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat