Do vetëm Realin

Futboll

Do vetëm Realin

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 11:15
Do vetëm Realin

Kilië Mbape i ka komunikuar PSG-së dëshirën e tij për të luajtur që këtë sezon te Reali i Madridit. “Dua Realin dhe nuk kam ndërmend të rinovoj”, i ka dhënë francezi presidentit.

Sipas lajmit të “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi kampion bote është takuar mes Al Khelaifin gjatë këtyre ditëve dhe i ka treguar qëllimin e tij që të largohet në këtë merkato nga kryeqyteti francez, por ky takim, në fakt, nuk ka ndryshuar planet e PSG-së, që nuk ka ndërmend ta largojë. Madje, ekipi francez ka marrë përsipër edhe rrezikun për ta humbur me zero në fundin e këtij sezoni.

Përgjigjja negative që Al Khelaifi i ka kthyer Mbapesë nuk i ka pëlqyer aspak këtij të fundit, i cili ndihet i tradhtuar. Presidenti i PSG-së, në fakt, ra dakord me sulmuesin në vitin që firmosi kontratën (2017) që nuk do ta mbante pa dëshirën e tij në rast se do të kërkonte largimin.

Këtë gjë i ka thënë sulmuesi në takimin e fundit që patën mes tyre. Ia ka kujtuar paktin e heshtur dhe të fshehur që kishin mes tyre për një largim të mundshëm. Qëllimi i Mbapesë gjatë gjithë muajit gusht ka qenë largimi nga PSG-ja. As transferimi i Mesit nuk ia ka ndryshuar mendjen apo t’ia ndalojë ëndrrën që të luajë me Realin e Madridit. Sigurisht që ai nuk do të shkojë në luftë me skuadrën e tij sepse e di që sezoni mbaron shpejt dhe në këtë mënyrë vesh fanellën madrilene në vitin 2022.

Një nga arsyet pse ai nuk do të rinovojë është fakti që dëshiron të jetë lideri në një projekt sportiv. Deklaratat e tij që dëshiron një ekip kompetitiv rreth figurës së tij janë interpretuar keq nga Al Khelaifi, i cili solli në Paris fituesin e 6 herë “Topit të Artë”, i cili ka monopolizuar gjithçka që nga momenti që zbarkoi në Paris.

PSG-ja mendon se transferimi i Mesit do t’i shërbejë Mbapesë për të qëndruar dhe për të fituar Ligën e Kampioneve, por, në fakt, ky mendon të kundërtën dhe e sheh si një arsye më shumë për t’u larguar dhe për të qenë lideri te Reali i Madridit. Numërimi mbrapsht ka filluar nga Florentino Perezin, i cili ka besim që do ta transferojë lojtarin francez brenda kësaj merkatoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat