Fituesi i Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, ka një vendim të madh për tifozët.
“Njoftohen të gjithë tifozët e KF Llapi, tifogrupi ‘Legjendat’ dhe gjithë qytetarët e Podujevës se kryesia e klubit gjatë mbledhjes së mbajtur sot para ndeshjes ka vendosur që hyrja në stadiumin e Merdarës për ndeshjen e nesërme, java e parë ndërmjet KF Llapi dhe KF Ulpiana, të jetë pa pagesë.
Arsyeja që kryesia e klubit ka vendosur që hyrja të jetë pa pagesë në këtë ndeshje është mungesa e gjatë e tifozëve tanë në mbështetje të skuadrës.
Një tjetër arsyeje që biletat për këtë ndeshje do jenë falas është mbështetja e ofruar në ndeshjen e Superkupës, ku arritëm ta fitonim trofeun e dytë brenda vitit, andaj KF Llapi u fton të merrni pjesë në përkrahje të skuadrës së zemrës gjatë gjithë ndeshjeve të kampionatit të ri”, njofton KF Llapi.