Juventusi lë pas Interin

Futboll

Juventusi lë pas Interin

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 15:51
Juventusi lë pas Interin

Juventusi është favoriti i këtij sezoni për titullin kampion në Seria A.

Koeficentët e basteve për vitin e ri futbollistik i japin përparësi Juventusit si ekipi i cili mund të jetë I pari në renditje.

Koeficentët u publikuan ditën e sotme, duke i nxjerrë bardhezinjtë mbi Interin.

Ata pasi rikthyen pas dy sezoneve trajnerin italian Maximilliano Allegri, janë favoritët mjaft qartë përt të fituar skudeton me 1.90.

Në vendin e dytë ndodhet Interi, me koef 4.25, pavarësisht se janë kampionët aktualë.

Largimi i emrave kryesorë si Hakimi dhe Lukaku, si dhe largimi i Antonio Contes kanë bërë që kompanitë e basteve të mos kenë shumë besim tek kjo skuadër. Në vendin e tretë ndodhet Atalanta me koeficientin 6.5, ndërsa shumë larg ndodhet Milani me koeficientin 10, që sipas bastoreve e ka pothuanse të pamundur të fitojë kampionatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat