Ancelotti: Ronaldo çështje e mbyllur

Futboll

Ancelotti: Ronaldo çështje e mbyllur

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 20:37
Ancelotti: Ronaldo çështje e mbyllur

“Cristiano Ronaldo tek Reali i Madridit? Është temë e mbyllur”. Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti nuk e lë veten të shpërqendrohet nga merkatoja e futbollistëve, edhe kur flitet për një kthim të mundshëm të “yllit” portugez në “Bernabeu”. Ai mbetet i fokusuar te ndeshja kundër Levantes, në program këtë të diel.

“Ne duhet të përsërisim atë që bëmë kundër Alaves. Përmirësimi qëndron në atë që bëmë në pjesën e parë, duke qenë më intensivë dhe më të shpejtë me topin. Unë e shoh ekipin mirë. Grupi është i fokusuar e nuk e kemi mendjen se çfarë ndodh në merkato. Nuk më intereson se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, sepse skuadra ime është shumë e fortë”.

Reali i Madridit mund të shtojë elementë të tjerë në skuadër, kuptohet emri më interesant është ai i Kylian Mbappesë.

“Ideja jonë mbetet e njëjtë, kjo skuadër mund të konkurrojë për gjithçka. Kemi shumë lojtarë kryesorë, është ekip plot “yje”. Titujt fitohen kur “yjet” punojnë për ekipin”.

Sa u përket kushteve fizike të Modricit, Kroosit dhe Carvajalit, Ancelotti sqaroi:

“Janë raste të ndryshme. Modric mund të kthehet kundër Betisit. Mendoj se Kroos do të jetë gati pas pushimit. Nesër kthehet Carvajal, një element shumë i rëndësishëm për ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat