Shqiptari fiton të gjitha duelet

Futboll

Shqiptari fiton të gjitha duelet

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 11:01
Shqiptari fiton të gjitha duelet

Lazio e nisi me këmbën e mbarë edicionin e ri të Serisë A, teksa mposhti me rezultatin 1-3 Empolin në transfertë.

Ajo që ra më shumë në sy ishte paraqitja mbresëlënëse e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj teksa ka zhvilluar një super ndeshje në debutim me Lacion pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Empolit.

Sipas asaj që tregon faqja e njohur e statistikave “Sofa Score”, Hysaj është vlerësuar me notën 7,6.

Mbrojtësi i Shqipërisë luajti përgjatë gjithë 90 minutëshit teksa ka arritur të fitojë të 6-ta duelet me kundërshtarët, të kapë topin 4 herë dhe duke mos u dribluar asnjëherë, duke bërë kështu një debutim tepër pozitiv për Hysajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat