As paratë nuk mjaftojnë

Futboll

As paratë nuk mjaftojnë

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 12:10
As paratë nuk mjaftojnë

Transferimi i Kylian Mbappe tek Reali i Madridit duket më larg se kurrë.

Drejtuesit e PSG duket se nuk do ta lejojnë lehtë yllin e skuadrës të largohet prej tyre. Mediat spanjolle deklarojnë se drejtuesit e klubit të Realit të Madridit janë dorëzuar për transferimin e tij.

Gazeta spanjolle “Cadena COPE” shkruan në artikullin e saj se paratë nuk janë të mjaftueshme për të sjellë Mbappe në “Santiago Bernabeu“.

Sipas kësaj gazete, e vetmja mënyrë që kjo tratativë të realizohet duhet që Mbappe të luajë pisët dhe të acarojë drejtuesit e PSG në mënyrë që këta të të fundit të heqin dorë prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat