Gati mësymja e Realit për Mbappes

Futboll

Gati mësymja e Realit për Mbappes

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 15:20
Gati mësymja e Realit për Mbappes

Ardhja e Kylian Mbappé te Real Madrid konsiderohet një përparësi nga presidenti i klubit të bardhë, Florentino Pérez. Duket se herët a vonë, ylli farncez do të bashkohet me “Los Blancos”. Ka dy mënyra për këtë: falas verën e ardhshme, ose duke paguar në ditët që kanë mbetur deri më 31 gusht, merkaton aktuale.

Klubi madrilen po luan me disa karta në këtë skenar të fundit, teksa përgatit një ofensivë përfundimtare që do të intensifikohet më 30 gusht, dy ditë para mbylljes së tregut të transferimeve dhe kur PSG të ketë luajtur ndeshjen e fundit të Ligue 1 para pushimit të parë për ekipet kombëtare.

Pikërisht atë ditë, më 30 gusht, Real Madridi është i gatshëm të paraqesë një ofertë të madhe ekonomike, duke pasur parasysh që politika e mirë financiare ka ruajtur para në arkë. Sidoqoftë, PSG duhet të pranojë të negociojë. Ky është çelësi i parë…

1. Negocimi
Marrëdhëniet e mira personale që Al-Khelaïfi dhe Florentino Perez mbajnë e bëjnë të mundur hapjen e një linje negociatash deri ditën e fundit të merkatos (31 gusht).

2. Ligue 1
PSG luajti të premten e kaluar në Brest dhe të dielën e ardhshme, më 29 gusht, do ta bëjnë këtë në Reims. Real Madridi nuk do të ndërhyjë deri atëherë, në mënyrë që të mos dëmtojë interesat sportive të klubit parizien apo të vetë lojtarit.

3. Kujdes
Klubi i bardhë këshilloi Mbappe dhe familjen e tij që të mbajnë një profil të ulët në deklaratat e tyre publike. Çdo përgjigje e zemëruar mund të merret nha sheiku i Katarit si ofendim. Të mos harrojmë se PSG është një klub-shtet.

4. Ofensiva përfundimtare
Nëse më parë Al-Khelaïfi nuk ka pranuar të ulet për të negociuar, ofensiva e madhe e Real Madridit do të nisë të hënën e 30 gushtit. Oferta do të jetë serioze dhe e strukturuar mirë, që do të shkojë midis 130 dhe 170 milionë eurove. Thesari i shëndetshëm i klubit galaktik do ta përballonte plotësisht këtë shpenzim.

5. Lojtari
Kylian është instruktuar shumë mirë dhe nuk është fëmijë që të ndikohet lehtë nën presion ose të lëkundet. Real Madridi e admiron për aftësinë e treguar, duke i rezistuar rinovimit të kontratës me PSG, pavarësisht presionit që po ushtrohet ndaj tij në Paris. “Madridismo” po e pret.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat