Francezi pranë transferimit

Futboll

Francezi pranë transferimit

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 12:56
Francezi pranë transferimit

Mbrojtësi 26-vjeçar francez Kurt Zouma, që luan në Premier League me Chelsea, është pranë kalimit te skuadra e West Ham.

Kjo e fundit kryeson kampionatin me 6 pikë pas dy javëve të para, e konsideruar si skuadra surprizë dhe po kërkon një mbrojtës.

Zouma nuk bën pjesë në planet e trajnerit Tuchel, që e ka lënë në stol lojtarin që kur erdhi te “blues” në mesin e sezonit të kaluar.

Skuadra e West Ham është gati të paguajë 30 milionë euro për mbrojtësin e qendrës, që vjet realizoi 5 gola në Premier.

Problem është rroga e lojtarit, 125 mijë stërlina në javë, një shumë e lartë për West Ham, që kërkon nga lojtari një sforcim për të ulur pagën. Lojtari më i paguar aktualisht te West Ham është Andriy Yarmolenko, me 115 mijë stërlina në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat