Në Francë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes e ardhmja e Kylian Mbappe.
Sulmuesi, sipas RMC Sport, nuk ka pranua ofertën e fundit të Paris Saint-Germain, një kontratë prej 5 vitesh plus një opsion për të gjashtin dhe në këtë pikë gjithçka mbetet e hapur deri më 31 gusht.
Real Madrid shpreson akoma ta marrë lojtarin, por duhet të bëjë një ofertë të përshtatshme, gjë që nuk ka ndodhur akoma.
Gjithsesi, për të mos qenë të papërgatitur, PSG ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e Richarlison, ylli i Everton.