Mbappe nuk dëgjoi babain

Futboll

Mbappe nuk dëgjoi babain

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:46
Mbappe nuk dëgjoi babain

Edhe pse jemi në ditët e fundit të merkatos së verës, e ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të mbetet në dyshim.

Francezi kërkohet me ngulm nga Real Madrid, që kanë ofruar 160 milionë euro.

PSG i ka bërë rreth gjashtë propozime Mbappes që i ka refuzuar të gjitha, derisa e fundit ishte pesë vite kontratë me mundësi vazhdimi për një tjetër me vlerë 30 milionë euro plus bonuset për sezon.

Sipas El Confidencial, babai i Mbappes, Wilfried, e këshilloi djalin e tij të pranojë ofertën e rinovimit dhe të vazhdojë me PSG-në, mirëpo avokati insistoi se sulmuesi duhet të kalojë te Real Madrid dhe të bëhet yll botëror.

Kylian e dëgjoi avokatin, andaj refuzoi të gjitha propozimet.

Negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar dhe gjithçka mund të kompletohet brenda javës, në rast që PSG pranon ta shesë Mbappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat