Llapi rinovon fushën në Merdarë

Futboll

Llapi rinovon fushën në Merdarë

Nga: K.G. Më: 26 gusht 2021 Në ora: 14:53
Llapi rinovon fushën në Merdarë

Fituesi i Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, po e rinovon fushën në Merdarë, që të jetë në gjendje sa më të mirë për sfidën e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës. 

“Kryesia e klubit me intensitet të lartë ka filluar procesin e rinovimit të fushës në stadiumin e Merdarës.

Duke parë problematikat në ndeshjen e parë, klubi menjëherë i ka filluar procedurat që fusha e stadiumit të jetë në gjendje krejtësisht tjetër për ndeshjen e javës së tretë ndaj Feronikelit e cila pritet të zhvillohet më 12 shtator.

Skuadra e Llapit nën menaxhimin e saj ka tre fushat kryesore të qytetit të Podujevës: fushën e stadiumit "Zahir Pajaziti", fushën ndihmëse në Dumosh dhe fushën e Merdarës, megjithatë ne presim mbështetje nga institucionet tona qeveritare dhe ato lokale sepse momentalisht kryesia po mban gjallë të gjitha investimet në mënyrë vetanake”, njofton KF Llapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat