Acarohet

Futboll

Acarohet

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:40
Acarohet

E ardhmja e Kilian Mbape ka acaruar situatën në shtëpinë e PSG-së duke mos zgjatur shumë entuziazmi për afrimin e Lionel Mesit.

Sulmuesi francez po kërkon me çdo kusht të largohet, dhe drejtuesit parisien janë bindur, por duan që ky transferim të bëhet sipas kushteve të tyre. Presidenca e PSG-së dërgoi një mesazh të qartë ditën e djeshme me anë të drejtorit sportive Leonardo duke u shprehur të qartë përballë kërkesave të Realit.

Por, ditën e sotme gazeta spanjolle ‘’MARCA’’ është munduar të marrë një përgjigje nga vetë presidenti Al-Khelaifi, por ky i fundit është treguar mjaft i rezervuar duke refuzuar të përgjigjet.

‘’Do të flasim më vonë, nuk është momenti tani. Po punoj!’’, ishin fjalët e Al-Khelaifit i cili ndodhet në Stamboll për shortin e Ligës së Kampionëve që do të hidhet paditen e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat