Ronaldo pranon transferimin

Futboll

Ronaldo pranon transferimin

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 17:06
Ronaldo pranon transferimin

Mediat portugeze e bëjnë fakt të kryer, Cristiano Ronaldo do të transferohet tek Manchester City.

Në takimin e zhvilluar ditën e sotme mes Jorge Mendesh dhe drejtuesve të Juventusit, klubi bardhezi mësohet se nuk ka hequr dorë nga kërkesa 30 milionë euro për kartonin e Ronaldos.

Sipas mediave portugeze, Ronaldo ka komunikuar tanimë me Guardiolën duke pranuar kushtet e transferimit te Manchester City.

‘’Qytetarët’’ i kanë ofruar një kontratë 2-vjeçare me 230 mijë paund në javë, teksa fiton 500 mijë paund në javë tek Juvja.

Ndër të tjera, Guardiola nuk ka pranuar që të përfshijë Gabriel Zhesusin në tratativa, dhe drejtuesit e Sitit shpresojnë ende të bindin Juven që ta lërë të lirë Cristiano Ronaldon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat